Në klinikën për anestezion, reanimacion dhe kurim intenziv në Shkup, mëngjesin e sotëm në ora 5, ka ndërruar jetë edhe një nga udhëtarët të cilët pësuan lëndime gjatë aksidentit në Llaskarcë. Bëhet fjalë për viktimën e 15-të.

Viktima 39 vjeçare gjatë aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore në pjesën e kraharorit dhe mushkërive të bardha ku me urgjencë është dërguar në spitalin “8 Shtatori”. Mirpo për shkak të lëndimeve dhe dëmtimeve të shumta menjëherë atë natë është dërguar për kurim intenziv.

Të lënduarit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale natën kritike menjëherë pasi është transferuar në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kurim intenziv, pasi i njejti ka pësuar gjakdherdhje. Për fat të keq përshkak të lëndimeve serioze nuk ka mundur të mbijetojë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.