“Jemi në Qendrën e Qytetit të Shkupit, ndërtesat të cilat gjinden prapa meje pothuajse 10 vite po ndërtohen por të njëjtat nuk po arrijnë të përfundohen”, informoj gazetarja Remzije Bilalli.

Qytetarët shprehen të pakënaqur, pasi siç thonë, këto ndërtesa po e prishin imazhin e sheshit më të madh të Shkupit.

“Po duhet të ndërtohen qysh në kohën e VMRO-së kur ishte, humbën Qeverinë kështu që u vjetërsuan dhe mbetën si shëmti në qytet dhe tani nuk e di me kryetaren e re çfarë do të bëhet, duhet të vazhdohet ky projekt të ndërtohet përndryshe ngel si shëmti në qendrën e qytetit e Shkupit”, thotë një qytetar.

“Unë jam për ndërtim, çfarëdo që ndërtohet për qytetin megjithatë duhet të jetë në frymën se ku është ndërtuar dhe pse është ndërtuar dhe jo vetëm kështu të vendosen, megjithatë kjo ka njëlloj strukture, por jo është bërë shumë gjatë madje na shqetëson ne qytetarëve në Shkup, duhet sa më shpejt të bëhet”, tha një qytetar.