Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë njofton banorët e Tetovës se, si pasojë e të rreshurave të shiut, uji që vjen nga burimi i Leshnicës ka pësuar ndotje dhe për këtë arsye i njëjti është ndalur, përcjell Nistori.

Nga ora 23:00 deri në ora 03:00 do të ketë restrikcion të ujit. Kufizimi do të vlejë deri sa analizat e ujit nga burimi i Leshnicës do të tregojnë se uji është i pastër dhe i plotëson kushtet për t’u lëshuar për përdorim dhe shfrytëzim nga qytetarët. /Nistori/