Për sot pasdite paralajmërohet mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut dhe bubullima në pjesët perëndimore dhe lindore në Maqedoninë e Veriut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor vende-vende do të arrijë shpejtësi edhe mbi 80 kilometra në orë.

Nga fundi i ditës në zonat malore, reshjet do të kalojnë në borë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me shi të përkohshëm lokal dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Mot me vranësira me reshje të shiut do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Për nesër, sinoptikanët paralajmërojnë erë mesatare, vende-vende me erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.