Rreth 50 qytetarë në protestë të qetë para Qeverisë kërkuan nga pushteti që në vend të masave qesharake dhe joefikase, të dalë me zgjidhje konkrete dhe radikale kundër ndotjes së ajrit. Qytetarët thonë se Shkupi dhe disa qytete tjera i ngjanë Treblinkës ku qytetarët mbyten si në dhomë gazi. Ata gjithashtu kërkuan që Qeveria të kryejë kontroll më të madh ndaj kapaciteteve industriale, urgjentisht të vendoset instalimi i nevojshëm në furën për djegien e mbeturinës mjekësore në Drislla si dhe numër më të madh të inspektorëve që do të kontrollojnë se kush ndotë më shumë.

Objektet ndërtimore nën kompetencë të Qytetit të Shkupit janë ndaluar, por çfarë të bëjmë me tjerat. Masat duhet të përfshijnë nënpika, siç është trafiku dhe ndalimi i punimeve ndërtimore – deklaroi Rasho Radullov, organizator i protestës.

Disa qytetarë konsiderojnë se pushteti aktual kur ishte opozitë premtonte shumë zgjidhje kundër ndotjes së ajrit, ndërsa tani thuajse nuk bën asgjë. Sipas tyre, masat e kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov janë qesharake dhe nuk japin kurrfarë rezultati.

“Mendoj se nuk ka të bëjë me makinat, qytetin e ndot diçka tjetër. Ja, unë me maskë mezi marr frymë. Nuk mund të marr frymë siç duhet. Unë jam në moshë, por më shumë më dhemb për fëmijët në spital”.

“Të gjithë e kemi të qartë se kjo do të zgjasë shumë. Por, masat e deritanishme tregojnë mungesë të ndjenjës për madhësinë e problemit, por edhe mungesë organizimi dhe veprimi efikas”.

“Është tmerruese dhe dëshpëruese pse nuk jemi në numër më të madh. Siç miratojnë ligje me procedurë të shkurtuar, mund të miratojnë ligj për mbrojtjen e ambientit jetësor. Ky është vendi jonë sepse këtu jetojmë”.

Ministria e Ekologjisë është shumë e rëndësishme, ndërsa ne e kemi përgjithësuar si diçka të pavlerë. Sipas meje me këtë ministri udhëheqin njerëz analfabet”.

Një pjesë e organizatave joqeveriate kërkuan që Qeveria në vend të mbylljes dhe djegies së kufizuar të mbeturinave mjekësore në Drislla, të kërkojë që kjo deponi t’i plotësojë të gjitha standardet ndërsa në rast të mospërmbushjes ,të mbyllet tërësisht.

Po shoh se inspektorati ia ka ndaluar punën deponisë Drislla kur ndotja në Shkup është shumë e lartë, por kjo nuk është zgjidhje. Sipas rregullave të mbeturinës mjekësore, ajo duhet të digjet menjëherë pas deponimit – tha Aleksandra Bujarovska, Front 21/42.

Ndryshe, Prokuroria Publike ka hapur lëndë për furrën toksike në deponinë Drislla. Kjo prokurori kontrollon nëse janë respektuar dispozitat kur në furat e njëjta është djegur mbeturinë mjekësore. Kryetari Shilegov shprehet se fura e vjetër e Drisllës do të bëhet me filtër uji deri në fund të shkurtit, ndërsa kah mesi i vitit, do të vendoset furë e re. Analiza e Bankës Botërore dhe studimet epidemiologjike kanë treguar se në vend gjatë vitit vdesin 1300 persona si pasojë e ndotjes së ajrit, ndërsa për shkak të ndotjes gjithashtu është rritur numri i kancerit në mushkëri, sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve të tru./alsat