Nga dita e nesërme rikthehet transporti publik me pagesë. Autoritetet e Shkupit kumtuan se masa për autobusë pa pagesë po ndërpritet pasi gjatë ditës së sotme stacionet matëse kanë matur nivel mesatar të ndotjes, më pak se 200 mikrogram për metër kub, ndërkaq shtuan se kjo masë do të aktivizohet gjithnjë kur ndotja të kalojë kufirin me mbi 200 mikrogram grimca për metër kub.

Ekipi i televizionit Alsat inspektoi nga afër për të parë se sa qytetarët e shfrytëzojnë transportin publik si masë preventive kundër ndotjes së ajrit, por nga filmimet e kamerës u vërejt se numri i qytetarëve që udhëtojnë me autobusë ishte tejet i vogël, derisa frekuentim i veturave në kryeqytet tejet i madh.

Unë nuk udhëtoj me autobusë. Unë mendoj se veturat janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit, më shumë se gjithçka tjetër”.

Kjo masë nuk është e mirë, nuk ka lidhje me reduktimin e ndotjes, prapëseprapë njerëzit voziten me vetura. Nuk ka asnjëfarë efekti”.

Unë e shfrytëzoj cdo ditë autobusin. Sipas nevojës, dhe sot desha ta kaloj kartelën tek aparati , kisha harruar se është pa pagesë”.

E kam shfrytëzuar edhe më parë autobusin e shfrytëzoj dhe tash. Edhe kur është me pagesë edhe pa pagesë, e kam patjetër. Le të ndërmerren masa çfarëdo të jenë por nuk besoj se vetëm me autobusë falas do të zgjidhet çështja e ndotjes. Ai që donë të vozitet me veturë do të vozitet, ndërsa ai me autobusë si falas si me pagesë njëjte”.

Edhe më herët edhe tash e shfrytëzojë transportin publik. Unë mendoj se urbanizmi s’na bën, ndërtesë pas ndërtese nuk ka ajër. Kjo masë do ketë vetëm ndikim të vogël, por me kaq nuk kryhet- shprehen qytetarët. 

Gjatë ditës së djeshme ministria e Ambientit Jetësor kumtoi se Qyteti i Shkupit dhe Tetova janë përfshirë nga nivel alarmant i ndotjes për dy ditë me radhë. Pas kësaj Qyteti i Shkupit vendosi që të fillojë zbatimi i masave urgjente afatshkurta të cilat u propozuan nga ana e Qeverisë javën e kaluar./alsat