Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Qëllimi i këtij propozimi ligji të ndryshuar është që të sigurohen kushte për zbatimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për ndjekje të veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit joligjor të komunikimeve, njoftoi pres-shërbimi qeveritar, përcjell Fol.

Kabineti qeveritar ka sjellë vendim që t’i propozohet Kuvendit miratim edhe i propozim-ligjeve për shfuqizimin e Ligjit për këshill për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatës dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill gjyqësor.

“Qëllimi është shfuqizimi i Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatësin dhe kthimin e kompetencës për mbajtjen e procedurës disiplinore të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, duke mbajtur llogari për vërejtjet e dhëna dhe vërejtjet nga institucionet ndërkombëtare në pjesën e reformave të sistemit gjyqësor”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Këshill gjyqësor janë për shkak të pasojave juridike që do të dalin nga propozimi për shfuqëzimin e Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit, si dhe për shkak të vërejtjeve për domosdoshmërinë për ndryshime ligjore të cilat këtij trupi do t’i urdhërojnë transparencë më të madhe dhe të domosdoshme në punën e Këshillit gjyqësor dhe për shkak të dispozitës ekzistuese ligjore e cila kandidatëve për gjykatës të cilët nuk janë zgjedhur në shpallje, u është shkurtuar e drejta e ankesës, informojnë nga qeveria. /Fol/