Shkruan Medai Shaholli

Pardje kryeministri Zaev, u prononcua lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe debatin që do të fillojë menjëherë pas referendumit.
Ai paralajmëroi se do të ndryshohen nenet 3 dhe 49 të kushtetutës për të cilat nuk dha shumë detaje.
Shqiptarëve të kësaj “dërzhave” u intereson më shumë se si do të emërtohen ata në ndryshimet e ardhëshme të kushtetutës.
Sipas marrëveshjes së
Prespës ata do të përfaqësohen si qytetarë maqedonas dhe sagjëkundi nuk flet për identitet gjuhësor dhe etnik shqiptar.
Këtë fakt duhet t’ia shpjegojnë shqiptarëve subjektet politike, nëpër tubimet e rastit për referendumin e caktuar për këtë çështje. Por subjektet politike shqiptare nuk thonë asnjë fjalë në këto tubime, përkundrazi ata e kanë anashkaluar çështjen e statusit dhe identitetit shqiptar me atë marrëveshje të famshme ku do të quhemi të gjithë qytetarët e saj si “Severno Makedonci”.
Përgjegjës kryesor për këtë masakër të identitetit shqiptar është gjarpri i zi Zajko dhe kapedan Ali Ahmeti, që janë duke groposur identitetin kombëtar shqiptar dhe gjuhësor. Njëri për shkak të misionit pansllavist siç është Zajko dhe tjetri për shkak të manisë së mbajtjes së pushtetit me çdo çmim nga ana e xhak Alisë, dhe grupit prosllav brenda klanit integrist si pasardhës të denjë të titizmit.
Larg kësaj përgjegjsie nuk kanë mbetur as langaraqët e partiçkave të tjera shqiptare në pushtet dhe në opozitë ku ata papërjashtim, u vunë në rresht pas vijës së lanetit Zajko, ku do të miratojnë marrëveshjen e Prespës, akt ky me të cilin janë gati të varrosin për së gjalli emrin shqiptar duke e zëvendësuar me atë “severno makedonci”.
Nëse qëndron ky konstatim ose jo le të na shpjegojë kapedan Aliu, me minjtë e tij nëpër tubime, se a do të kenë shqiptarët me ndryshimet kushtetuese status tjetër nga ky që kanë aktualisht si bashkësi etnike e 20%, apo të jenë të barabartë me sllavët!!!

Unë them i bindur se jo, sepse këta liderra me truriçka derri dhe dose i kanë dhënë besën si qelepirxhinjëve ndërkombëtar ashtu dhe gjarprit Zajko, ku edhe pas referendumit ata do të qëndrojnë në një llogore së bashku për ta miratuar kushtetutën e re sipas planit antishqiptar.
Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese do të marrë fund dhe demagogjia e DUI-t, sepse integrimet europiane nuk ishin futja e vendit në këto organizma, por ishin pjesë e pazarit politik për ta miratuar këtë referendumin, ndërsa ndryshimet kushtetuese janë tapia dhe çertifikata e tradhëtisë që zhbën identitetin dhe gjuhën shqipe nga këto troje.

Prandaj, ekspertë të fushës juridike dhe konstitucionalistë nga tabori i integristëve dhe jo vetëm, filozofë të partiçkave shqiptare, dhe demagogë pa kokë, na shpjegoni se si do të ndryshohen nenet e paralajmëruara 3 dhe 49, vetëm ku thuhet Republika e Maqedonisë, ku do të quhet Severna Makedonija dhe qytetarët e Severna Makedonisë apo do të ketë dhe ndryshime të tjera?

Unë nuk jam ekspert juridik dhe këtë fushë, nuk e njoh fare, por ama di të lexoj mes rreshtash nenet e kushtetutës nga e cila i jam referuar nenit 7. 2 .
E kuptoj se neni 7.2, është i qartë se ku dhe kur mund të përdoret gjuha e bashkësisë etnike të 20% dhe që lë hapsirë për interpretim. Që do të thotë e lejojnë përdorimin e saj kur u konvenon dhe nuk e lejojnë
kur duan sepse gjejnë hapsira për interpretim të këtij ligji.
Gjuha e bashkësive etnike nuk mund të përdoret në Presidencë,në udhëheqjen dhe mbledhjet e qeverisë,në Gjykatat e të gjitha niveleve ,në polici dhe në armatë,në Akademinë e Shkencave dhe në diplomaci.
Atëherë përse paskëshin luftuar trimat e kapedan Aliut në konfliktin e 2001, për status të bashkësisë etnike të 20% apo për barazi të plotë?
Ndaj,fushata për referendumin që përdorin subjektet politike shqiptare janë demagogji fund e krye në shërbim të një shovenisti tjetër pansllavist siç është
kryeministri Zajko.
Karta me gogolin rus nuk duhet të na frikësojë, pasi ajo kartë është e djegur moti dhe se shqiptarët janë deklaruar tashmë pro integrimeve dhe presin hapjen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm, ndaj ky rrëmbimi dhe ky presion për referendumin është për kredibilitet politik në favor të kryeministrit Zajko, i cili po promovohet si reformator nga segmente të caktuara antishqiptare në Europë e më gjerë. Integrimi në BE dhe NATO, nuk varet nga ky referendum por varet nga realizim të detyrave të shtëpisë dhe mbushje të kushteve për të hapur negociatat, ndaj mjaftë me këto dërdëllitje për Europën se nuk është votimi i referendumit kriter pranimi.

Këtu poshtë i kam paraqitur nenin 7.2, të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, për ekspertët juridik të partive politike shqiptare të japin sqarim që, me marrëveshjen e Prespës ky nen do të ndryshojë veç emrin nga Republika Makedonija, në Republika Severna Makedonija, apo do të mbetet i pandryshuar në përmbajtjen e saj ku tregon për të drejtën e përdorimit të gjuhës zyrtare të shtetit dhe të bashkësive etnike të 20%?
Ja dhe përkufizimi i nenit të famshëm i përcaktimit të gjuhës zyrtare në vend:

Neni 7.2

Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
Gjuhë tjetër të cilën e flasin së paku 20% e shtetasve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj, siç është përcaktuar me këtë nen.
Dokumentet personale të shtetasve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, lëshohen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj, si dhe në atë gjuhë dhe shkrimin e saj në pajtim me ligjin.
Cilido shtetas i cili jeton në njësinë e vetadministrimit lokal në të cilën së paku 20% e shtetasve flasin gjuhë zyrtare tjetër nga gjuha maqedonase, në komunikim me njësitë rajonale të ministrive, mund të përdor cilëndo nga gjuhët zyrtare dhe shkrimin e saj.
Njësitë rajonale kompetente për ato njësi të vetadministrimit lokal përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe shkrimin të cilin e përdor shtetasi.
Çdo shtetas në komunikim me ministritë mund të përdor një nga gjuhët zyrtare dhe shkrimin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare
dhe shkrimin të cilin e përdor shtetasi.
Në njësitë e vetadministrimit lokal gjuha dhe shkrimi që e përdorin së paku 20% e shtetasve është gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik.
Për përdorimin e gjuhëve dhe shkrimeve të cilën e flasin së paku 20% e shtetasve në njësitë e vetadministrimit lokal, vendosin organet e njësive të vetadministrimit lokal.