Ndryshimet në Ligjin për procedurë penale janë me motive politike, e jo me motive legale. Kështu thotë profesori Gordan Kallajxhiev, i cili është kryetar i grupit të ekspertëve që është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e ligjit në fjalë. Këtë qëndrim, Kallajxhiev e mbron me dy fakte. Së pari, grupi profesionist gati një vit ka një propozim aktiv të ndërrimit të rreth 300 Neneve të atij Ligji, dhe jo vetëm katër, siç është tani. Së dyti, ekspertët kanë rënë dakord se është e nevojshme zgjatja e afatit që propozohet tani, por jo në 90, por në 30 ditë.

“Është e saktë se është theksuar se mbrojtjes i është dhënë një periudhë e shkurtër kohore në procedurë normale prej 15 ditë. Në atë, dy gjëra janë problematike. Njëra është se diskutimi profesional u pajtua rreth asaj se ai afat duhet të zgjatet nga 15 ditë në 30 ditë, që mbrojtja të ketë më shumë kohë për tu përgatitur. Afati ekstrem që është përmendur në diskutimin profesional shkoi deri në 45 ditë. Dhe është vendos diku në mes. 30 ditë si zgjidhje e arsyeshme”, deklaroi profesori universitar Gordan Kallajxhiev.

Nëse ligji ndryshon siç kërkojnë VMRO DPMNE dhe BDI, kjo do të thotë se prokuroritë në Maqedoni, së bashku me Katica Janevën, do duhet të presin 90 ditë për të ngritur akuzë pasi të mbarojnë hetimet ndaj një individi të caktuar. Sipas ligjit aktual, pritja është gjashtë herë më e shkurtër, ose 15 ditë. Nga Prokuroria Speciale nuk duan të komentojë nëse zgjidhja e propozuar do t’ua ngadalësojë punën, ose do tua shtyjë aktakuzat e paralajmëruara.