hkruan :Qenan Aliu

Miq të dashur, Profesori i të Drejtës Kushtetuese Shkariq, plotësisht ka të drejtë. Gjykata kushtetuese ( pes gjyqtarët )me abrogimin në TËRËSI të Ligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për falje, PËR FAT, nga se thënë të drejtën nga pakujdesia apo padituria, apo thjesht nga dëshira e madhe për të realizuar poltronizmin e tyre sipas dirigjimit të pushtetit, kanë haruar se me te bëjnë VAKUM total në këtë sferë. Dhe me këtë shtrohet nevoja për një ligj të ri, sepse nenet që kanë mbetur në fuqi të ligjit nga viti 1993 janë të pazbatueshëm në praktik. Pra deri sa të ketë ligj të ri për falje ,presidenti i shtetit nuk mundë të bëjë as abolim e as falje për asnjë vepër penale, bile edhe për ata që aktualisht vuajnë dënimet ndërsa kanë procedura në vijim për të fituar këtë mundësi. Vendimi i Gjykatës Kushettuese (pes gjyqtarëve), për abrogimin e tërësishim të ligjit në fjalë, është kontraverz, i pakuptueshëm dhe nuk ka asnjë arsyetim të bazuar në praktikën,logjikën dhe shkencën mbi Drejtësinë, përveç se arsyetimit pervers në shërbim të politikës.