Një kompani e fshehtë ndërkombëtare ka zbuluar një program i cili mund ta ‘thyejë’ çdo fjalëkalim të iPhone brenda pak minutash.
Për këtë, përdoruesit e Apple janë duke u lajmëruar për të ndërruar fjalëkalimin e tyre gjashtë shifrorë menjëherë, për të mbrojtur veten për sulmet e ardhshme.
Një kompani e panjohur me bazë në Atalanta e quajtur Garyshift thuhet të ketë zhvilluar këtë teknologji.
Sipas drejtorit të kompanisë Malwarebytes, kompania Garyshift është themeluar në vitin 2016, dhe ka më pak se 50 punëtorë.
Kjo kompani është themeluar nga ish kontraktorë të agjencisë së inteligjencës amerikane dhe një ish-inxhinier i sigurisë në Apple.
Kjo kompani është super sekrete, ndërsa edhe në ueb faqen e tyre shkruan “Grayshift nuk është për gjithkënd”.
GrayKey është kompania që ka zhvilluar një pajisje të jashtme, e cila mund të thyejë fjalëkalimet e iPhonëve brenda pak minutash.
Sipas reklamës së bërë për këtë produkt, ai mund t’i dërgohet policisë private e grupeve të forenzikës.
Ata e ofrojnë këtë produkt në dy mënyra, njëri është versioni online i cili mund të përdoret 300 herë dhe kushton 15 mijë dollarë si dhe versioni pa rrjet e që mund të përdoret pa limite që kushton 30 mijë dollarë.
Sipas reklamës së tyre, GrayKey mund të punoj edhe në versionet më të reja të iPhonëve, duke përfshirë 8 e X-in.