Shqipëria pasdite i ka pritur turistët e parë këtë sezon, pas mbylljes globale për shkak të pandemisë me Kovid-19. Aeroplani i kompanisë “Belavi” aterroi në aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, me 198 turistët e parë nga Bjellorusia.

“Ky është fluturimi i parë çarter në Evropë, është shumë mirë që fillaun nga Shqipëria. Sot ata janë turistë nga Bjellorusia, ndërsa presim edhe nga Ukraina, Polonia dhe vende tjera baltike që të kemi sezon stabil në Shqipëri”, ka thënë kështu ministri i Turizmit Blendi Klosi, duke iu falënderuar kompanisë që është pajtuar të ketë tre fluturime çartet në Shqipëri.

Aeroporti në Tiranë ka funksionuar edhe gjatë pandemisë, por vetëm për fluturime me qytetarë të bllokuar në vende tjera dhe ndihmë humanitare, por jo edhe për turistë.

Shqipëria për momentin ka kufij të hapur me të gjitha vendet në rajon, ndërsa është e hapur për vendet tjera evropiane deri më 1 korrik, kur Unioni do të sjell vendim tjetër në bazë të situatës epidemiologjike me koronavirusin.

Të hënën, 15 qershor do të realizohet edhe fluturimi i parë ajror në linjën Tiranë-Athinë, pas 10 marsit kur për shkak të pandemisë Shqipëria e ndërpreu komunikacionin ajror dhe detar ndaj të gjitha vendeve.