Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.

Idriz Gerbeshi, xehetar me banim në Hajvali dhe Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan, janë viktimat që humben jetën në thellësi të minierës së Artanës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur MEPTINIS, e cila edhe u ka shpreh ngushëllime familjeve.

Në vendngjarje tashmë ka mbërri edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa aty janë parë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.

Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.
FSK dhe trupa të specializuara shkojnë tek Miniera për të nxjerrur trupat e viktimave në Artanë

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në minierën e Artanës ka tronditur të gjithë. Vdekja e një inxhineri dhe minatori, ishte lajmi që goditi sot vendin.
E për këtë ngjarje të rëndë ka folur për IndeksOnline, nënkryetari i Artanës, Bajrush Ymeri.

Ai tashmë ka treguar së në vendin e ngjarjes kanë dal edhe FKS-ja bashkë me Policinë, emergjencë dhe Zjarrfikësit, për të mundësuar kështu që të dalin dy trupat e pajetë nga miniera e cila është shembur aty pak pas orës 10.

Ymeri ka treguar se si kanë marrë informatën për këtë rast të rëndë, duke thënë se i shpejtë ishte reagimi i të gjitha organeve përgjegjëse në vend.

“Unë kam qenë duke punuar si zakonisht, punët tona si i bëjmë dhe me marrje e informatës se pas orës 10 ka ndodhur kjo tragjedi në minierën e Artanës, ne kemi dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga ajo çfarë pamë ishin minatorët të shqetësuare dhe të mërzitur në oborrin e minierës. Menjëherë kanë arritur ekipi i zjarrfikësve i policisë, ekipa e qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Artanë”, tha Ymeri për median vendore.

Ai tutje ka thënë se sipas të gjitha informatave që kanë marrë nga drejtori menaxhues i minierës, në galerinë e pestë, duke punuar minatorët si zakonisht, fatkeqësisht ka ndodhur një shembje e dheut dhe fatkeqësisht i ka zënë dy minatorët dhe ata tash kanë humbur jetën.

Ymeri ka treguar se në vend të ngjarjes kanë arritur edhe FSK-ja.

“Tani kanë mbërri ekipet e FSK-së, kanë mbërri ekipet e KEDS-it dhe janë kontaktuar edhe zyra për emergjenca, dhe po presim me u koordinua të gjithë dhe me hy brenda dhe me shiku mundësinë e heqjes së dy trupave të pajetë të minatorëve”, theksoi Ymeri.
Dy persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës. Lajmin e ka konfirmuar, drejtori i minierës, Hysen Vranjolli.

I njëjti ka thënë se deri më tani ka informacione se janë konfirmuar dy persona ndërsa thotë se nuk ka persona tjerë që kanë mbetur të ngujuar.

Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.

“Është shëmbe dheu, të konfirmuar janë dy të vdekur tjerë nuk ka të ngujuar, sipas informacioneve që kemi jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, tjerë të ngujuar nuk ka. Një inxhinier dhe një xehetar.”, ka thënë ai.