Dijetarët nuk kanë caktuar një moshë se kur duhet të fillojnë me agjërim, por fëmijët është mirë të mësohen gradualisht, qoftë duke agjëruar edhe gjysmë dite.

Kështu këshillon kryetari i Myftinisë së Shkupit, Qenan Ismaili i cili ishte mysafir në emisionin Pastel në TV21.

“Praktikën e agjërimit, ngadalë, ngadalë, qoftë edhe gjysmë dite duhet më herët fëmija të përgatitet. Kurse kur vjen në moshën e pubertetit, pjekurisë, sepse kjo dallon nga fëmija në fëmijë, nga vendi në vend varësisht kushteve klimatike. Dijetarët nuk kanë caktuar vit, a do të jetë mosha 12 apo 13-vjeçare. Në momentin që fëmija e ndjen që është në periudhën e pubertetit, nga ai moment ai është i obliguar që të fillojë me agjërim”, tha Ismaili.

Ai foli edhe për rëndësinë e agjërimit, i cili sipas tij nuk nënkupton vetëm të qëndruarit të uritur, por edhe maturi në atë çfarë flasim dhe veprojmë.