Policia daneze raportoi se trupat e sirianes  27-vjeçar dhe dy vajzave  të saj, të moshës shtatë dhe nëntë vjet u gjetën në frigorifer në banesën e tyre në Danimarkë jugore.Policia zbuloi trupat të dielën në qytetin e Aabenraa, pasi që një i afërm i tyre paraqiti rastin në stacionin policor përshkak se  disa ditë nuk mund të vihej në kontakt me të.

Hetuesit thanë se kjo ishte një vrasje, por  nuk prezantuan më shumë detaje.Burri i sirianes nuk ishte në banesë, për këtë arsye ai është në kërkime.

Familja siriane arriti në Danimarkë në vitin 2015 dhe mori statusin e refugjatit