Vitin e kaluar në dhjetor në vend janë lëshuar 257 leje ndërtimi me vlerë të parashikuar të objekteve prej  1,73 miliardë denarëve, që është për 22.8 për qind më pak leje në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe për 76.7 për qind më pak vlerë. Me këto është parashikuar ndërtimi i 209 apartamenteve, me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 25,413 metra katrorë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 155 (60.3 për qind) janë dedikuar për objekte të ndërtimeve të larta, 19 (7.4 për qind) për objekte të ndërtimeve të ulëta, ndërsa 83 (32.3 për qind) për objekte për rindërtim.

Nga gjithsej 257 objekte, 184 ose 71.6 për qind e investuesve paraqiten persona fizikë, ndërsa 73, gjegjësisht  28.4 për qind janë subjekte afariste. /Fol/