Fillimi i një viti është periudhë në të cilën përmbledhim të gjitha ato që kanë ndodhur në vitin e kaluar. Vitin 2020 e shënoi koronavirusi, prandaj në vazhdim do të bëjmë një analizë lidhur me atë që ka ndodhur dhe si në javët e fundit të vitit që lamë pas është zhvilluar virusi.

Këto janë shtetet sipas hartës së përpiluar nga Agjencia “Rojters”

Maqedonia bashkë me të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik janë shënuar me ngjyrë të bardhë, që do të thotë se brenda javës së fundit numri i të infektuarve me koronavirus dhe numri i të vdekurve ka rënë në mënyrë drastike në krahasim me muajt e fundit. Me të kuqe janë shënuar vendet perëndimore si Spanja dhe Italia, kurse vendet drejt Hungarisë ende shënojnë raste aktive.

Në diapozitivin e ardhshëm do të bëjmë analizë – se çfarë do të thotë numri i njerëzve të vdekur në 1 milionë banorë. Këtu Maqedonia e zë vendin e 6-të sipas numrit të të vdekurve në 1 milionë banorë, edhe atë me 1224 raste. Para nesh janë Italia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia dhe Belgjika, kurse në vendin e parë është San Marino me 1108 raste.

Në grafikën tjetër do të bëjmë analizë për numrin e infektuarve të rinj dhe numrin e testeve, respektivisht numrin e njerëzve të cilëve u është marrë mostra për analizë. E analizuam periudhën prej 2 deri më 29 dhjetor. Numri më i madh i testeve është bërë në javën e parë të muajit dhjetor – 17.437, 6.516 prej tyre kanë dalë pozitive.

Me afrimin e fundit të muajit, ulet edhe numri i testeve të bëra, por edhe numri i personave të infektuar. Në javën e fundit nga 13.027 teste, vetëm 3.115 njerëz kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.

Në grafikën e ardhshme po e analizojmë numrin e pacientëve pozitivë nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera. Mund të vërejmë se në javën prej 23 deri më 29 dhjetor shënojmë ulje të numrit të rasteve pozitive. Muajin dhjetor e filluam me 37%, kurse e mbyllim me 23%. Këtë vazhdueshmëri e kemi edhe në muajin janar.

Në nëntor dhe dhjetor kishim numër rekord të rasteve vdekjeje,. Në fakt, në këta muaj kemi pasur më shumë të vdekur në krahasim me periudhën kur filloi pandemisë – në mars, kur kishim nga 9 raste në nivel mujor. Vitin 2020 e përfunduam me 783 të vdekur në dhjetor dhe 769 në nëntor.

Që të vazhdojë tendenca pozitive e koronavirusit, duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i respektojmë masat e miratuara.