Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka pranuar asnjë padi nga partitë politike, edhe pse shumica paralajmëruan se do të apelojnë vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për t’i refuzuar ankimimet e tyre.

“Gjykata Administrative nuk ka marrë ende asnjë padi nga ndonjë parti politike. Pas mbërritjes, Gjykata Administrative do të caktojë seancën dëgjimore publike brenda 60 orëve, informuan sot për MEDIAL-n nga Gjykata Administrative.

Partitë politike kanë afat 24 orë pasi do ta marrin vendimin e KSHZ-së duke hedhur poshtë ankesat e tyre për parregullsi zgjedhore që të reagojnë në Gjykatën Administrative.

Padi në Gjykatën Administrative paralajmëruan partitë politike VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E Majta dhe Integra.