Në Gjykatën Penale sot kanë arritur mbi njëqind kërkesa për amnisti për të cilat gjykata do të vendosë sipas Ligjit për Amnisti, informon kryetari i Gjykatës Themelore Shkup, Ivan Xholev.

Siç tha Xholev, në gjykatë pritet të arrijnë rreth 1.500 kërkesa për amnisti, nga të cilat 500 për lirim të plotë të personave të dënuar, ndërsa pjesa e mbetur, gjegjësisht rreth 1.000 të burgosur tjerë janë për amnisti të pjesërishme.

Xholev informon se në Gjykatë tashmë janë formuar më shumë këshilla penal të cilët do të vendosin për kërkesat dhe se pret që Gjykata të përgjigjet në afatin e paraparë.

Gjykata duhet t’i dërgojë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa prej atje në Drejtorinë për zbatimin e sakncioneve.

Nga Drejtoria për zbatimin e sankcioneve dje deklaruan se shpejtësia e lirimit të personave nga burgjet varet nga puna e gjykatave.