Nuk kanë të ndalur informacionet e reja lidhur me aferën ku MPB-ja ka dhënë pasaporta maqedonase për kriminelët dhe narkobosët e rajonit. Konfirmim për këtë rast ka ardhur edhe nga Gjykata e Beogradit ku është mbajtur seanca gjyqësore kundër grupit kriminel të Veljko Belivuk.

Edhe kriminelët e vrarë serb dhe ekzekutori i tyre kanë pasur pasaporta të rrejshme maqedonase që përfshihen në rastin “Sozia”.
Në seancën e fundit gjyqësore në Beograd kundër grupit famëkeq kriminel të Veljko Belivukut, sërish janë përmendur pasaportat maqedonase.

Një dëshmitar-bashkëpunëtor, sic percjell KlanM, ka theksuar se ekzekutuesi mafioz Lubomir Lainoviq, në janar 2020 në Maqedoni ka marrë pasaportë të rrejshme maqedonase. Ai ka qenë në arrati nëpër Maqedoni pas vrasjes së dyfishtë në Athinë të krminelëve Igor Dedoviq dhe Stevan Stamatoviq.