Japonia me maturi ka përshëndetur zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA-së, duke shfaqur shumë pikëpyetje se çfarë do të administrata e tij për aleancën e tyre të sigurisë dhe marrëdhëniet tregtare.

Por nuk ka ndjenja të tilla të përziera rreth vajzës së madhe të Trump, Ivanka, e cila është parë si një grua e përkryer në këtë vend, shkruan Washington post.

Në mesin e disa grave japoneze, Ivanka Trump është parë si një figurë inspiruese, e cila ka kombinuar amësinë dhe karrierën.

Fotot joshëse të publikuara në instagramin e saj megjithatë nuk kanë shfaqur ndonjë dado e cila i ndihmon, ose ndonjë asistent personal që merret me dukjen e saj, transmeton KosovaPress.

Kjo ka ngritur pikëpyetjet në Japoni ‘Si i bën ajo të gjitha’?