Në Maqedoni në vjet rreth 300 gra preken nga kanceri i në qafën e mitrës. Gjysma e tyre vdesin, pasi që sëmundjen e zbulojnë në fazë të vonë. Këto të dhëna alarmante Maqedoninë e kanë ranguar në vendin e gjashtë në Evropë për statistikat e zeza të kancerit në qafën e mitrës, njofton Portalb.

Arsyeja më e shpeshtë e këtillë llojit të kancerit, vlerësohet të jetë HPV, gjegjësisht Hjuman Papiloma Virus. Virusi më së shpeshti bartet gjatë rrugës sociale. Mjekët thonë se përskaj mjekësisë moderne, kjo sëmundje ende paraqet problem.

Nga shoqata “Borka”, rekomandojnë që për parandalimin e këtij kanceri, të merren vaksina kundër HPV e cila sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, ka mundësi ta zvogëlojë rrezikun nga sëmundja për 94%.

Si t’i kuptoni simptomat e kancerit të qafës së mitrës?

Për fat të keq, kanceri i qafës së mitrës nuk shfaq gjithmonë simptoma në fazat e hershme të sëmundjes, por ne ju njohim me disa shenja të cilat mund t’ju ndihmojnë për të kapur sëmundjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Dhimbje në këmbë

Shumë gra vuajnë nga dhimbje këmbësh dhe ënjtje në fazat e hershme të zhvillimit të kancerit. Pas fazës së parë, qafa e mitrës është e fryrë dhe mund të pengojë rrjedhjen normale të gjakut, e cila rezulton në ënjtje dhe dhimbje në këmbë, transmeton Portalb.

Probleme në rrugët urinare
Për fat të mirë, kanceri i qafës së mitrës mund të zbulohet nga testet e rregullta të urinës. Megjithatë, nëse kanceri është diagnostikuar në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai është tashmë faza IV, si ind jonormal është përhapur në fshikëz, duke ndikuar në funksionin e këtij organi. Sipas mjekëve, djegiet në urinë janë një simptomë e zakonshme tek gratë që vuajnë nga kanceri i mitrës. Është e rëndësishme të dini se problemet e rrugëve urinare nuk janë domosdoshmërish një shenjë e infeksionit urinar, kështu që rekomandohet të kontrolloheni tek mjeku.

Gjakderdhje pas marrëdhënies

Çdo diktim apo gjakderdhje që ndodh në mes të periudhave të rregullta menstruale duhet të shqyrtohet nga gjinekologu juaj për të siguruar që çdo anomali është diagnostikuar dhe trajtuar. Në fazën 1, qelizat e kancerit mund të jetë në sipërfaqe të mitrës ose thellë në indin e qafës. Duke qenë se kanceri zhvillohet në qafën e mitrës, menstruacionet bëhen më të dhimbshme, të parregullta dhe janë të shoqëruara shpesh me dhimbje të legenit, dhimbje kurrizore ose këmbësh. Disa pacientë madje përjetojnë ënjtje të organeve gjenitale, e cila është një shenjë se kanceri ka hyrë në fazën e fundit. Qelizat e kancerit mund të përhapen në fshikëzën urinare duke shkaktuar djegie dhe haematuria (gjak në urinë). /Portalb