Kazermat e Tetovës “Kuzman Josifovski – Pitu” sot në përputhje me protokollet dhe rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19 me ceremoni ushtarake e shënuan ditën e njësisë 27-të gushtin – Ditën e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë.

“Për shkak të protokolleve dhe masave, ceremonia u organizua pa prezencën e të ftuarve civilë, miq të kazermës të Tetovës që në vitet e kaluara kanë qenë gjithmonë pjesë e festimeve të Armatës”, kumtoi nënoficeri për marrëdhënie me publikun Zeqirija Alimi.

Në ceremoninë, siç u kumtua nga kazermat, mori pjesë komandanti i brigadës së parë të këmbësorisë, kolonel Besnik Emini, i cili i uroi të gjithë anëtarët për Ditën e Njësitit. Përveç komandantit, në ceremoni morën pjesë komandantët e njësive të tjera të Armatës dhe ish-komandantët e njësitit.

“Sot e shënojmë edhe një ditë tjetër në luftën shekullore dhe aspiratat e shumë brezave për shtet të lirë dhe të pavarur, ndërsa ceremonia e sotme është mundësi tjetër për të kujtuar paraardhësit tanë të lavdishëm dhe veprat e tyre heroike”, tha paraqitjen e tij komandanti i njësitit të tretë të Batalionit të këmbësorisë dhe i kazermës së Tetovës, nënkoloneli Izeir Ejupi.

Ejupi iu referua gjithashtu dekorimit të fundit të Batalionit, me medaljonin për merita ushtarake.

“Rruga drejt suksesit është e sigurt vetëm kur keni ekip profesional, punëtor, të ndershëm dhe besnikë pas jush, nderi dhe kënaqësia i përkasin Batalionit të 3-të të këmbësorisë që ka përbërje të tillë, ndërsa fatin dhe privilegjin e udhëheqësit – komandantit që udhëheq me ekip të tillë, nuk është vështirësi më e madhe për të arritur sukses”, tha Ejupi.

Në ceremoni, u këndua himni kombëtar, himni i Armatës dhe himni i NATO-s, ndërsa me rastin e ditës së njësitit u ndanë numër më i madh i masave stimuluese, u vlerësuan, u promovuan dhe u shpërblyen eprorët dhe ushtarët.

Me vendim të komandantit suprem të forcave të armatosura, 27-të gushti është shpallur “Dita e Batalionit të 3-të të këmbësorisë për nder dhe përkujtim të traditave të brigadës sulmuese së 15-të Poreç, e cila u formua në këtë ditë në vitin e largët të 1944.