Në 24 orët e fundit në Kërçovë nuk ka shkelje të orës policore. Nuk është regjistruar asnjë prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Në territorin e Komunës së Kërçovës tani për tani në izolim janë 11 persona, derisa në vetizolim gjenden 24 persona.

Sipas SPB të Ohrit, nëpunësit policor në këtë periudhë kanë kryer 59 kontrolle ndaj objekteve hotelerike.