Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot informoi se do të testohet për coronavirus foshnja e cila lindi mbrëmë e ëma së cilit ishte e infektuar me coronavirus.

“Lehona nga Kumanova që është dërguar menjëherë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe është konstatuar se uji pjellor është zvogëluar dhe ka lindur në rrugën e izolimit sepse dyshohej për coronavirus. Testi i pacientë ka arritur më 31 mars dhe ishte pozitiv. Ka lindur një foshnje mashkull i cili është në repartin intensiv, ndërsa edhe foshnjës do t’i bëhet test për coronavirus sepse ka mundësi që virusi të ishte përcjell nga e nëna tek foshnja”, deklaroi Filipçe.

Më herët nga Klinika Gjinekologjike informuan se gjendja e lehonës nga Kumanova që gjatë natës së djeshme u diagnostifikua me coronavirus është stabile dhe e njëjta tashmë gjendet në Klinikën Infektive. Foshnja e saj po mbahet në Klinikën e Gjinekologjisë dhe po ashtu është në gjendje të mirë shëndetësore.