Shkruan Ejup Berisha

Një vendim I Qeverise së Republikës së Kosovë për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve kosovarë në kushte rreziku nga Virusi shumë i rrezikshëm Korona sot është shpallur Kundërkushtetues nga Gjykata Kushtetuese e RKS-së. Vendimi në fjalë ishte miratuar para disa ditëve dhe atë me qëllim për të parandaluar përhapjen e Virusit me qëllim të ruajtjes së shendetit të njerezve apo dhe të jetëve të qytetarëve të Republikës së Kosoves në fakt është ndermarrje e masave te nevojshme dhe te domosdoshme në përputhje me situaten aktuale, shume te rende bile edhe te rrezikshme te krijuar nga pandemia e Virusit Korona që e ka rrezikuar dukshëm shëndetin e njerëzve jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon bile edhe më gjërë në mbarë rruzullin toksor Pra shikuar më me vemendje vendimi qeveritar në fakt paraqet përpjekje për ruajtjen e shendetit publik te te gjithe qytetareve në shtet. Ky vendim është i qartë për të gjithë juristët duke filliar prej atyre me përgatitje elementaee e deri te ata me njohuri më të thelluara dhe më tè përparuara se i njëjti nuk paraqet kurrfare akti kunder Kushtetutes e as shkelje ligjore. Akt i papranueshëm apo dhe kundërkushtetues do të paraqiste mos-miratimi i një vendimi të ngjashëm nga ana e Qeverisë e jo miratimi i tij.
Kush janë ata Gjykatës të Gjykates Kushtetuese të Republikës së Kosovës që bejne analiza te tilla apo qe ne baze te tyre sjellin vlersime jo vetem te pakuptimta por edhe te pabaza. Pyes publikisht A e kane lexuar ndonjëher apo se kanë lexuar fare Kushtetutën e Kosovës gjykatësit e tanishëm të Gjykatës Kushtetuese. Edhe një Individ i paditur njëqind perqind e di dhe eshte I vetedijshëm dhe shumë I bindur se kur sillen vendime per të mbajtur kujdes dhe për të ruajtur shënndetin dhe jetët e njerëzve nuk ka kufizim serioz por kjo paraqet përparim të lirive dhe të të drejtave te qytetareve te Republikës. Fitohet përshtypja se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me rastin e sjelljet se vlersimit në fjalë ka qene e ndikuar nga faktore te jashtëm gje që nuk eshte ne rregull është e papranueshme bile është dhe e palejueshme