Qytetarët e komunës së Aerodromit nga e hëna e deri më 16 mars do të mund t’i dorëzojnë fletëparaqitjet tatimore vjetore për vitin 2017 në hapësirat e komunës.

“DAP siguroi hapësirë në Komunë dhe kuadër të saj që do ta bëjë pranimin e fletëparaqitjeve tatimore vjetore, formularë qasës për qytetarët dhe dorëzues i cili do t’i marrë fletëparaqitjet e pranuara, me qëllim të afrimit të shërbimeve deri te qytetarët”, thuhet në kumtesën nga komuna.

Zyra e DAP-it në komunë do të punojë në dy turne nga ora 08 deri në orën 18.