Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet të votojë për nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, me ç’rast ai do të hyjë në fazë të dytë dhe deputetët do të mund të dorëzojnë amendamente, përcjell Fol.

Shumica qeveritare dje porositi se Maqedonia po hyn në fazë të ndërtimit të besimit midis bashkësive.

”Duam sistem më të mirë, ligje më të mira, jetë më të mirë për të gjithë. Të dërgojmë mesazh se kuvendi do t’ua garantojë të gjitha të drejtat qytetarëve, pavarësisht se nga cili etnikum vijnë dhe në cilën gjuhë flasin”, theksuarn deputetët e shumicës qeveritare gjatë debatit të djeshëm.

Sipas paralajmërimeve, partia në krye me Gruevskin, OBRM-PDUKM, të mos e votojë propozim-tekstin në lexim të parë, pasi opozta konsideron se ligji është jokushtetues, se nuk do të jetë i zbatueshëm dhe se do të rezultojë me frustracione plotësuese tek qytetarët. /Fol/