Memorandum për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë të Veriut në BE; Memorandum për krijimin e Komitetit koordinues për bashkëpunim ekonomik dhe marrëveshje teknike për mbikëqyrjen të FIR Shkup, janë tre memorandume të nënshkruara mes Maqedonisë të Veriut dhe Greqisë që dalin nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa tashmë janë dorëzuar në Kuvendin e Greqisë dhe pas kalimit të procedurave, do të duhet të ratifikohet, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Këto janë tre marrëveshje ndërkombëtare, dy nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, të cilat u nënshkruan gjatë seancës së parë ndërqeveritare të mbajtur në muajin prill të vitit 2019 në Shkup dhe një nga Ministria e Mbrojtjes, e nënshkruar pesë muaj më vonë, ndërsa tani janë dorëzuar në Kuvendin e Greqisë si projektligje nga ministrat kompetentë grekë.

Projektligjet kanë dy nene, në të parin janë Memorandumet në tërësi, ndërsa tek i dyti i referohet hyrjes në fuqi, pra pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Greqisë, pasi të jetë ratifikuar më parë nga Kuvendi.

Pasi u dorëzuan (më 14 dhe 15 shtator), hapi tjetër do të konsiderohet nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet e Jashtme dhe pasi anëtarët e komisionit të japin dritën jeshile, ratifikimi do të paraqitet në seancë të Kuvendit.

Sipas programit javor të Kuvendit të Greqisë, këtë javë, tre projektligjet nuk janë në agjendën e komitetit kompetent.

Duke qenë se ata janë të parët që vijnë pas ndryshimit të qeverisë në Greqi, SYRIZA opozitare, kur ratifikimi do të jetë në rendin e ditës në Kuvend, do të kërkojë votim publik, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve, diçka që u konfirmua dje nga lideri i partisë Aleksis Cipras, duke thënë se ai pret që vota e deputetëve të Demokracisë së Re të jetë dhe kërkim falje për retorikën e tyre opozitare mbi Marrëveshjen e Prespës.

“Secila votë prej 158 votave që ka partia në pushtet, secili prej 158 deputetëve me votën e tyre, do të jep edhe një kërkim falje. Ne presim 158 kërkim falje. Kërkim falje për ndarjen, kërkim falje për gënjeshtrat, kërkim falje për mashtrimin, kërkim falje për histerinë, kërkim falje për sulmet, kërkim falje për plumbat ndaj ministrave dhe deputetëve të SYRIZA-s, kërkim falje për ndezjen e zjarreve para shtëpive të tyre, kërkim falje për mjerimin që ndodhi dy vjet më parë. Mbi të gjitha, kërkim falje për mashtrimin e qytetarëve të zakonshëm, të cilëve u tha se SYRIZA po tradhtonte Maqedoninë”, tha Cipras.

Perspektiva e BE-së të Maqedonisë të Veriut, bashkëpunimi ekonomik maqedono-grek dhe monitorimi i hapësirës ajrore para Kuvendit

Të tre projektligjet, pak para vizitës dy-ditore të punës së kryeministrit të Maqedonisë të Veriut në Greqi dhe takimeve me udhëheqjen e shtetit të Greqisë, u dorëzuan në Kuvend, ndërsa korrespondentja e MIA-s nga Athina e përcjell përmbajtjen e tyre.

Projektligji i parë është “Ratifikimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Sekretariatit për Çështjet Evropiane të Qeverisë së Maqedonisë të Veriut për të përshpejtuar procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë të Veriut në Bashkimin Evropian”, nënshkruar më 2 prill të vitit 2019 në Shkupi nga shefja alternative e asaj kohe e diplomacisë greke Sia Anagnostopullu dhe zëvendëskryeministri i atëhershëm i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.

Memorandumi i Bashkëpunimit, siç thuhet në raportin e dorëzuar në Kuvendin e Greqisë, “do të japë kontribut vendimtar në përparimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në garantimin e interesave greke në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe në rajon në tërësi, në korniza të politikës greke të promovimit aktiv të perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Vetë memorandumi përmban pesë artikuj në lidhje me promovimin e bashkëpunimit dypalësh; bashkëpunimi në aspektet politike, ekonomike, teknologjike dhe kulturore të procesit të integrimit të Maqedonisë të Veriut në Bashkimin Evropian; krijimin e Komitetit të përbashkët për shkëmbimin e ideve dhe propozimeve dhe përgatitjen e planeve të veprimit në semestrin e dytë të çdo viti; shqyrtimi i mundësive për financimin e programeve të bashkëpunimit dhe planeve të veprimit, ndërsa neni i fundit i referohet procedurave për hyrjen në fuqi dhe prishjen e Memorandumit të bashkëpunimit.

Propozim ligji për perspektivën e BE-së të Maqedonisë së Veriut u nënshkrua nga ministri i Financave, i Punëve të Jashtme dhe nga ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, si dhe nga shefi alternativ i diplomacisë greke.

Propozim ligji i dytë është “Ratifikimi i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Greqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e një Komiteti koordinues për bashkëpunimin ekonomik”.

Sipas raportit të projektligjit, memorandumi “do të kontribuojë për përparimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe”.

Memorandumi konkret u nënshkrua më 2 prill të vitit 2019 në Shkup nga zëvendëskryeministri i atëhershëm dhe ministri i Financave të Greqisë Janis Dragasakis dhe nga zëvendëskryeministri i atëhershëm i ngarkuar me Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ka tetë anëtarë që kanë të bëjnë me mënyrë e funksionimit të këtij komiteti.

Konform memorandumit të nënshkruar, Komiteti për bashkëpunim ekonomik do të ketë 18 anëtarë, nga nëntë nga secila palë, të cilat duhet të shpallen në afat prej 30 ditëve pas hyrjes në fuqi.

Do të ketë për qëllim të koordinojë bashkëpunimin dypalësh ekonomik dhe të inkurajojë bashkëpunimin më të ngushtë midis odave ekonomike të të dy vendeve, ndërsa takimi i parë do të duhet të thirret nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e memorandumit.

Propozim ligji për bashkëpunimin ekonomik u nënshkrua nga ministrat i Financave, Zhvillimit dhe Investimeve, si dhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Projektligji i tretë është “Ratifikimi i marrëveshjes teknike midis Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me er polising të FIR Shkup (LWSS)”, i referohet mbikëqyrjes së hapësirës tonë ajrore nga aeroplanë ushtarakë grek dhe u nënshkrua më 30 shtator të vitit 2019 në Shkup.

Mbikëqyrja do të kryhet nga aeroplanët F-16 dhe M-2000 nga Aviacioni ushtarak.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Parlamentin grek, vlerësimet janë se mbikëqyrja e hapësirës tonë ajrore nga aeroplanët grekë do t’i kushtojë Greqisë 35.255 euro në vit për mirëmbajtje, karburant, etj, nga të cilat 12.950 euro janë për F-16 dhe 22.305 euro për M -2000.

Projektligji për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore u nënshkrua nga ministrat grekë të Financave, Punëve të Jashtme, Sigurisë dhe Drejtësisë.

Të tre projektligjet janë të parat që vijnë në Parlamentin grek pas ndryshimit të Qeverisë në Greqi.

Pak para zgjedhjeve evropiane dhe lokale në Greqi në vitin 2019, deputetët grekë votuan për marrëveshjet që dolën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe i referoheshin hapjes së pikave të reja kufitare midis dy vendeve, si dhe themelimit të Zyrës ndërlidhëse në Shkup në nivel të Ambasadës dhe Zyrës për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivelin e Konsullatës së përgjithshme.

Ligjet u ratifikuan, por jo edhe me votë të deputetëve të Demokracisë së Re, duke pasur parasysh që si opozitë ishin kundër Marrëveshjes së Prespës dhe nuk i mbështetën fare marrëveshjet që dalin nga ajo.

Pikërisht, kjo është arsyeja pse, tani nga SYRIZA do të kërkojnë që votimi për tre memorandumet të jetë publik, me emrin e secilit deputet.