Për shkak të vërtetimit të shkeljes së autorizimit zyrtar, kundër dy nëpunësve policorë është ngritur proces për vërtetim të përgjegjësisë disiplinore dhe të njejtit janë pezulluar nga vendet e punës deri në përfundim të procesit, informojnë nga Ministria për punë të brendshme.

“R.B. dhe V.N. nga Stacioni policor Karposh, më 28 shtator gjatë kryerjes së shërbimit të moto-patrullimit, kanë ndalur A.R. gjatë kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë” në një parfumeri në Shkup. Gjatë intervenimit, për shkak të përdorimit të forcës së tepërt fizike ndaj kryerësit, i cili ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën e urgencës-Shkup dhe është mbajtur për trajtim të mëtejmë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Për këtë ngjarje është informuar Reparti për kontroll të brendshëm të cilët menjëherë kanë lajmëruar edhe Prokurorinë themelore Shkup. Pas urdhërave të dhënë nga prokurori publik, janv ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit në fjalë.

Nga MPB informojnë se nuk do të tolerojnë raste të këtilla dhe do të ndërmerren të gjitha masat që nëpunësit policorë që përdorin forcë të tepërt fizike të dënohen sipas ligjit.