Për momentin vetëm 3% e popullatës së përgjithshme në Maqedoni ose 6% e njerëzve të moshës midis 19 dhe 54 vjet janë të përgatitur të blejnë online prodhime për konsum të gjerë, tregon hulumtimi i agjencisë ‘Insider ID’ të përpunuar për nevojat e AllWeb konferenca për marketing digjital, përcjell Fol.

Hulumtimi tregon se 66% e konsumatorëve të Maqedonisë të moshës midis 19 dhe 54 vjet kanë blerë shumëçka online, pa dallim nëse kanë shpenzuar dhjetë euro ose dhjetë mijë euro.

Sipas Sergej Zafirovski nga ‘Insider ID’ agjencia për marketing hulumtime, ky është hulumtimi i parë i llojit të tillë në Maqedoni dhe ka të bëjë me internet tregun të mallrave për konsum të gjerë. /Fol/