Më së ftohti në mëngjes ishte  në Mavrovë ku janë matur -12 gradë Celsius. Në Lazaropole dhe Krushevë temperatura ishte -9, në Gjurishte -8, Pozharan -7, Topollçan -6, Berovë -5 dhe Kriva Pallankë, Dibër, Prilep de Pretor -4, në Manastir, Kumanovë dhe Ohër -3, në Shkup, Petrovec, Shtip, Vinicë, Demir Kapi dhe Tetovë -2, në Shkup dhe Strumicë -1, në Dojran 0 dhe në Gjevgjeli 1 gradë Celsius.

Shtresë më të madhe të borës ka në Mavrovë – 24 centimetra, në Demir Kapi 16, në Kriva Pallankë 15 cm, në Berovë dhe Topollçan 14, në Gjurishte 13, në Krushevë dhe Manastir 9, në Shtip 8, në Lazaropole dhe Vinicë 6, në Prilep dhe Pozharane 4, në Pretor 3 dhe në Strumicë 1 cm.

Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Demir Kapi – 24 litra në një metër katror, në Berovë dhe Kriva Pallankë 8 dhe në Manastir 7 litra.

Moti në mëngjes është i ndryshueshëm me vranësira mesatare, vende-vende me erë të përforcuar veriore.

Moti sot do të jetë me diell dhe ftohtë me vranësira mesatare. Do të fryejë erë mesatare veriore. Pasdite era do ta zvogëlojë shpejtësinë. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -2 deri në 5 gradë Celsius. Në Shkup, me diell me vranësira mesatare dhe me erë veriore mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 3 gradë Celsius.

Moti nesër do të jetë i kthjellët dhe ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -11 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në ditët e ardhshme vijon periudha e motit kryesisht stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, veçanërisht nesër, kur në vendet më të larta do të bien edhe nën -10 gradë Celsius. Temperaturat e ditës deri të premten do të jenë në rritje të vogël. Në ditët e uikendit do të ketë kushte për të reshura të dobëta lokale të shiut dhe të borës