Ziadin Sela para banorëve të fshatit Sellcë  të Malësisë  së Tetovës deklaroi :”Aspak dhe për asgjë nuk do të lëshojmë pe nga përcaktimet tona. Ne jemi për gjuhë zyrtare në të gjithë shtetin, në të gjitha institucionet e shtetit dhe në dokumentet personale, por edhe në valutën shtetërore në parat e shtetit. Shembuj të tillë janë shembuj të botës në të cilën ne jemi drejtuar. Vetëm 0,5 %  e retroromanëve në Zvicër kanë gjuhën e tyre në valutën e Zvicrës. 7% e Italianëve në Zvicër kanë gjuhën e tyre dhe janë të barabartë me 65 % të gjermanëve në Zvicër. Vetën 18 % e francezëve  janë të barabartë me 65% të gjermanëve në Zvicër. Këto janë modelet që duhet ti marrim si  modele të suksesshme që kanë sjellë   prosperitet dhe stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie” tha Ziadin Sela .

 

© fol.mk