Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot do të zyrtarizohen marrëveshjet për mbështetje financiare të rajoneve planore.

Marrëveshjet do t’i nënshkruajnë ministri Trajan Dimokovski dhe përfaqësuesit e qendrave për zhvillim të rajoneve planore.

Mbështetja për zhvillim të rajoneve planore sigurohet përmes Programit për investime kapitale, ndërsa në thirrjen publike të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjitha qendrat për zhvillim të rajoneve planore të cilat janë të regjistruara në pajtim me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal.

Mjetet që i ndan MBPEU janë të destinuara për financim të investimeve për rikonstruktim dhe depërtim të rrugëve të qasshme deri te toka bujqësore. Me ndihmën e këtyre mjeteve, qendrat kanë mundësi të realizojnë investime për përmirësim të infrastrukturës rrugore rurale përmes ndërtimit dhe rikonstruktimit të rrugëve të kalueshme në zona me veprimtari bujqësore. Me investimet e këtilla, konsideron Ministria, do të përmirësohet dhe lehtësohet qasja deri të sipërfaqet e punueshme bujqësore, që është veçanërisht me rëndësi për bujqit kur i kryejnë masat agroteknike, vjeljen dhe transportin e prodhimeve bujqësore.