Në prill të këtij vitit, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve arrin 741, me 4690 bujtje të regjistruara. Prilli është muaj në të cilin korona kriza tashmë kishte filluar, dhe sipas të dhënave të publikuara është shënuar ulje e turistëve të huaj prej 99,6 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i turistëve në prill të vitit 2020, krahasuar me prillin e vitit 2019, është ulur për 99,1 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është ulur për 97,2 për qind.

Numri i turistëve vendas në prill të vitit 2020, krahasuar prillin e vitin 2019, është ulur për 97,7 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 99,7 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendor në prill të vitit 2020, krahasuar me prillin e vitit 2019, është ulur për 96,1 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është ulur për 97,8 për qind.