Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në prag të festës së Vitit të Ri, ka uruar për të gjithë qytetarët një vit të mbarë, me anë të një videomesazhi në “Facebook”.

Kryeministri rikujton tërmetin e 26 nëntorit dhe uron që ky vit i ri të vij i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet shqiptare,

Rama ia kushtoi mesazhin e tij ngjarjes së rëndë të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës riter goditi vendin, por nuk la pa përmendur Shengenin rajonal duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike.

“Jam lënduar shumë nga miqtë e mi të Kosovës. Për asgjë nuk e tradhtoj popullin tim të Kosovës që e dua aq shumë. Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb që Serbia të fuqizohet ekonomikisht. Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike që sot, kur domosdoshmëria jonë dhe jo vetëm e jona, për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejmë barrierën kombëtare për njerëzit, mallrat dhe kapitalet evropian. Qendërimi ynë as ka lëvizur dhe as do të lëviz, Shengeni rajonal jo vetëm nuk e dëmton Kosovën, por përkundrazi e ndihmon.

Shqipëria ka arritur të bindë Serbinë që të mos kushtëzojë tryezën që ndan tryezën Kosovë-Shqipëri-Serbi. Shengeni rajonal na jep mundësinë të bëjmë atë që nuk e bëmë dot për vite të tëra. Ende nuk kam dëgjuar një argument racional kundrejt këtij projekti nacional nga SHBA. BE vitin e ardhshëm do të vendos 1.2 miliardë euro për këtë dimension të ri bashkëpunimi. Tërmeti është një forcë re për ne të prodhojmë më tepër energji pozitive”, tha Rama në fjalën e tij.