Inspektorët në Komunën e Mitrovicës kanë larguar gështenjtat nga marketet pasi është vërtetuar se pjesa dërmuese e tyre janë të mykura dhe të krimbura.

Kjo ka ardhur pas ankesave të shumta që kanë marrë nga qytetarët.

“Kjo pasi që inspektorët komunal me rastin e inspektimit në ato markete kanë vërtetuar që pjesa dërrmuese e gështenjave ishin të mykura dhe të krimbura, ku ato me vetë dëshirë janë larguar nga pronarët e dyqaneve”, thuhet në njoftim.