Pas 17 viteve funksionimi e shuajn Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sekretariat ky i themeluar nga marrëveshja kornizë e Ohrit që  shënoi  përfundimine konfliktit të armatosur të vitit 2001.

Ende pa u realizuar as 50% i M.O ajo po mbyllet tashmë. Kujtojmë që pikat e kësaj marrëveshje duhej  të ishin  implementuar në afat 4 vjeçar, gjegjësisht të ishin përmbyllur  tërësisht në vitin 2004.

Si rezultat i këtij vendimi qeveritar, si duket të menduar mirë , nga skenarist të BDI-së dhe në realizim të qeverisë kanë gjetur mundësinë që të vetmin epror të UÇK-së, komandantin Hazbi Lika ta largojnë nga posti dhe ta lënë pa punë.

Ka kohë që ndaj komandantit të vetëm të mbetur në BDI  zhvillohet një luftë e ashpër speciale nga mediat e kontrolluara nga BDI si dhe nga vetë kryeministri, për gjoja “dembelizem” dhe si duket mbyllja e këtij institucioni  bëhet për të vetmen arsye që përfundimisht BDI ta largoj edhe komandantin e fundit nga radhët e veta.

Pas këtij paralajmërimi për mbylljen e qëllimshme të këtij institucioni priten reagime të ashpra nga ish ushtarët e UÇK-së dhe të njëjtët  këtë vendim skandaloz e konsiderojnë si hakmarrje të pastër ndaj ish ushtarëve nga grupi i profitereve politikë brenda BDI-së. /fol.mk