Shkruan: Qenan Aliu

Çuditërisht, edhe Artan Grubi e Bujar Osmani në vazhdimësi po reciklojnë me retorikën e tyre pohimin e kryetarit të partisë z/ Ali Ahmeti se ; e thërasim Prokurorinë që të procedoj hulumtimin e punës së funksionarëve të BDI-së nga 2002 e deri më sot ! Madje Osmani dhe Grubi pa ja da thonë se Bdi është për sundim të së drejtës dhe ligjit dhe në luftë kundër nepotizmit dhe korrupcionit !

Ju lutem ,kjo është një FARSË perverse madje e konvertuar më në BROÇKULL. Kjo zatën është retorike politike nuk është denoncim që të veprojë prokuroria.Pse ky establishmentmeret akoma me pohimin e kësaj marëzie të cilës nuk i beson kush ?

Por jo shum largë, partitë politike në RMV si subjekte juridike u shndëruan në AKUZUESE -denoncuese para prokurorisë si Vmro-Dpmne,Lsdm, Levica etj.madje edhe vetë Bdi-ja lidhur me një palë zgjedhje në diasporë.

Pra, Vmro-Dpmne ka ngritur disa aktakuza pranë prokurorisë kundër Lsdm-së/funksionarëve-deri ku kanë mbëritur këta lëndë ??

Lsdm ka ngritur disa akuza pranë prokurorisë kundër funksinarëve të Vmro-Dpmne-së dhe Bdi-së -deri ku kanë mbëritur këta lëndë ??

BDI atëherë në ortaki me Vmro-Dpmne për një palë zgjedhe u zotua se kemi ngritur procedurë për falcifikim të procesit zgjedhorë në njësinë nr.9 në diasporë dhe disa raste brenda vendit-deri ku kanë mbritur këta lëndë ??

Prokuroria është organ që ngritë procedurë vetëm në bazë të asaj që përcakton ligji e jo me thirje retorike politike të kryetarëve të partive .

Ja një fakt konkret p.sh. LSDM atëherë në opozitë para mediave shpërfaqi padinë e ngritur kundër Bujar Osmanit si ministër i shëndetësisë, dhe opinioni nuk është i informuar sakt se ; atë padi a e hudhi prokuroria si të pa bazë apo Lsdm-ja e tërhoqi .

Ja këto janë disa prej çështjeve ,do të thoja unë !

(q/a)