Shkruan Halil Kajolli

Unë për vete nuk e kam pa dhe nuk e kam lexu një shkrim të nëkryetarit të PDSH-së, njëfarë Frymzim Dauti! Nëse nuk e ka detyrë prej BDI-së për ta përça PDSH-në, atëherë ky farë Frymzimi nuk është normal!

Po vlon në mesin e simpatizantëve të PDSH-së dhe nuk po dimë se çka po ndodhë. Del kryetari ynë, lideri gjithëshqiptar, z. Menduh Thaçi dhe, shpreh kënaqësinë për largimin e Sulejman Rexhepit nga BFI-ja, duke e quajtur kryshejtan!

Por, që mos t’ju mbesë borxh këtyre thive të tjerë, bashkëpunëtorëve të Sulejman Rexhepit, del kryetari ynë dhe i quan shejtana të vegjël të kryeshejtanit Mulla Sulës!

Nga ana tjetër, paska dalë nënkryetari i PDSH-së, Frymzim Dauti dhe i demanton të gjitha fjalët e Kryetarit tonë, z. Menduh Thaçit! Shpreh kënaqësi të madhe se tash e paska marrë në dorë BFI-në Myftia i Gostivarit, Shaqir Fetahu, i cili paska me e ba “fet” BFI-në!

A e di ky farë Frymëzimi se Shaqir Fetahu është pjellë e Sulejman Rexhepit?

Çka e shtyu Frymzim Dautin me u marrë me Bashkësinë Fetare Islame kur, punët e tij në Bibliotekën Uniersitare janë berbat!

Sa shqiptarë i ka punësu prej kur u ba drejtor a?

Plotë studentë shqiptar flasin se prej kur ka ardhur ai në bibliotekë, shefat e tij sillen si armiq ndaj shqiptarëve, vetëm për inat të drejtorit Frymzim.

Ky mendon se duke iu kundërvënë liderit të shqiptarëve z. Menduh Thaçit, mund të bëhet i madh. Kështu dikur i kishte pas dhënë zor me iu kundërvënë edhe Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berishës, mikut më të ngushtë të z. Menduh Thaçit, si dhe krejt intelektualve shqiptarë qa qenkan turkofila!

Frymzim Dauti, si nënkryetar i PDSH-së është më mirë të dalë në terren e të merret me sipmatizantët e partisë se sa të rrijë në kafe me Shaqirin- “cervadikun” e të manipulohet prej tij me një porci akullore.

Nëse nuk e njeh ai Shaqir Fetahun dhe Sulejman Rexhepin, e ftoj në tv debat, ku të dojë ai, e i tregoj kush janë këta dy shejtana.

Nëse do Frymëzimi le ta merr edhe “cervadikun” me vete!

Pesë vite i luftojmë këta shejtana dhe, del njani me bisht kali e mundohet për një kafe me na tregu se sa i mirë na qenka! Çoje në shtëpi! Mos ia prish disponimin kryetarit tonë, z. Menduh Thaçit, me turlifarë deklarate palidhje.