Gjithsej 1.740 pacientë pozitiv dhe suspektiv ndaj virusit korona trajtohem në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet e tjera. Ka rreth 260 shtretër të zbrazët në qendrat-kovid, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtruar 81 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me virusin korona. Gjithsej 698 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Në kovid-qendrat në spitalet në qytetet e tjera në 24 orët e fundit është raportuar se po trajtohen gjithsej 1.042 pacientë pozitiv dhe suspektiv ndaj koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, në Shkup në klinikat interne dhe kirurgjikale ka pasur 40 pranime.

Në qendrën-kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 16 pacientë të pranuar, ndërsa gjashtë janë pranuar në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle janë pranuar tre pacientë të ri, ndërsa 12 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Në Institutin e Mjekësisë Fizikale janë pranuar katër pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara 58 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Për momentin në kovid-qendrat në klinikat interne dhe kirurgjikale po trajtohen 315 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 140 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtrirë 147 pacientë, përderisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët Kozle ka 38 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka nëntë fëmijë, pozitivë me virusin Kovid-19 dhe në KGJO ka shtatë paciente pozitive. Në Institutin e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit ka 38 pacientë.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është rritur dhe në mëngjesin e sotëm deri në orën 8 ka pasur 60 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë. Të gjitha repartet infektive, thonë se MLSH, ka furnizim të oksigjenit dhe mund të trajtohen pacientë të cilëve u nevojitet mbështete të oksigjenit.

Në spitalin e Manastirit janë të shtruar 125 pacientë pozitiv dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të shtruar 94 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 43 pacientë, në Veles po mjekohen 99 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 90 pacientë pozitiv dhe suspektiv me Kovid-19. Në qendrën-kovid në Ohër janë të shtruar 105 pacientë, në Prilep 136 në qendrën-kovid në Gostivar 47, ndërsa në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 118 pacientë, në Koçan 35, në Kërçovë 36, Kavadar 70, ndërsa në Gjevgjeli 24 persona, pozitiv dhe suspektiv me virusin korona.

“Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër spitalorë drejt të cilëve ka qasje me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen”, qëndron në kumtesë.