Në rajonin e qytetit të Shkupit sot janë regjistruar 41 të infektuar të rinj me koronavirus, prej të cilëve më së shumti – 24 janë nga çairi, pas çfarë vijojnë Karposhi, Buteli, Gazi Baba dhe Gjorçe Petrovi.

Në Shkup ka gjithsej 760 raste aktive të Kovid-19, prej të cilëve në Çair 192, në Qendër 66, në Butel 68, në Gazi Babë 63, në Aerodrom 61, në Karposh 57, në Saraj 55, në Kisella Vodë 37, ndërsa në Haraçinë dhe Gjorçe Petrov nga 23. Vijojnë Shuto Orizarja me 21, raste aktive të Kovid-19, Studeniçani me 20, Ilindeni me 18, Petroveci me gjashtë, Çuçer Sandeva me tre dhe Sopishte me dy raste, ndërsa ka edhe dy të huaj të infektuar.

Nga fillimi i krizës me koronavirus në Shkup gjithsej 1.373 persona janë infektuar me Kovid-19.