Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Komunikacion, Igor Janushev, sot promovuan vënien në funksion të sistemit të vendndodhjes automatike të automjeteve të transportit publik.

“Me vendosjen e këtij sistemi modern për vendndodhjen e automjeteve, dhe me pagesën elektronike, Qyteti i Shkupit dhe qytetarët fitojnë transport më të shpejtë dhe më cilësorë. Me qendrën për kontroll ndiqen autobusët në kohën reale të tyre për të parë nëse respektohen ose jo oraret e përcaktuara. Mundëson edhe zëvendësimin e autobusi nëse ndodhë ndonjë defekt”, tha Trajanovski sipas të cilit Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Transport Publik në Shkup kanë ndarë rreth 3 milionë euro.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Komunikacion, Igor Janushev, nga ana e tij tha se ky sistem modern do ti pajisë qytetarët me informacione të sakta, dhe do të kontribuojë për transport më të mirë.

Ai tha se sistemi për navigim automatik dhe pagesë elektronike do të instalohet në 500 autobusë të transportit publik, në 385 të NPK-së dhe në 115 autobusë të transportuesve privat.

Qyteti i Shkupi njofton se sistemi do të mundësojë menaxhimin më të mirë të rrjetit të autobusëve dhe zbatimin e itinerarit duke mundësuar reagim efektiv në kohë nëse shfaqen situata të paparashikueshme në komunikacion.

koce