Debati i nxehtë që sonte diskutohet në emisionin ‘’Rruga drejt…’’ në Alsat-M ku të ftuar janë zëdhënësi i BDI-së z. Bujar Osmani, sekretari gjeneral i LR PDSH z. Arben Taravari dhe nënkryetari i LSDM-së Edmond Ademi për momentin është duke u zhvilluar në një atmosferë të nxehtë.Ajo që bie në sy është zëdhënësi i BDI-së z. Osmani që sonte i ka shtruar vetes detyrën  të bëj  përvec zdhenësit të BDI-së  edhe zëdhënësin  e  VMRO-DPMNE-së njofton fol.mk.

Arben Taravari pyet Bujar Osmanin me cfarë guximi pa konsultim të organeve të partisë merrni vendim të mbështetni VMRO-DPMNE-në, me vendimin e shpërndarrjes së parlamentit. Poashtu , Taravari potencoi se partia e Bujar Osmanit bashkë me PDSH-në janë marionet e VMRO-së duke mbështetur kryeministrin më negativ në historinë e Maqedonisë në këto 24 vite.

Na trego Bujar  pse BDI dhe PDSH e përkrahin VMRO-në,  e cila në ora 4 përfundon mbledhjen e komitetit të VMRO-së, ndërsa në ora 5 BDI dhe PDSH janë në parlament për ta shpërbërë atë

arb bujar