Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të virusit korona, ndërsa gjithsej 254 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive.Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, kishte 5 pranime në klinikat interne.

Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” kishte 7 pranime të reja të pacientëve. Në shtëpi gjatë ditës së djeshme janë lëshuar 19 persona të shëruar.

Për momentin, në kovid-qendrën, në Klinikën e dermatologjisë mjekohen 16 pacientë, në Klinikën e neurologjisë 17 pacientë, ndërsa në Institutin e TBC janë pranuar gjithsej 20 pacientë me simptoma të virusit korona, në kovid-qendrën në Klinikën për nefrologji aktualisht janë të akomoduar 14 pacientë, në Klinikën për gastroenterohepatologji 9 pacientë.

Në SPQ “8 Shtator gjithsej ka 79 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 81 pacientë, ndërsa 17 pacientë në Institutin për sëmundjet e mushkërive tek fëmijët Kozle.

Gjithsej 254 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Numri më i madh i pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara është i qëndrueshëm dhe kishte 130 vende të lira deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, të lirohen shtretër të tjerë.

Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.