Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra”, dhe protestues të tjerë sot protestojnë në Shkup, pasi që Prokuroria në seancën e fundit gjyqësore i tha fjalët përfundimtare dhe me të njëjtat, i akuzoi se ata janë fajtorë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012-të, me përjashtim të Sami Lutës, për të cilin e tërhoqi akuzën në mungesë të provave, njofton Portalb.mk.
Lajmi po përditësohet…

14.00 – Kordoni policor i ka ndaluar protestuesit para Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Bedri Ajdari duke iu drejtuar protestuesve, rasti Monstra 29.01.21
Familjari i të akuzuarve, dhe kryetar i këshillit organizativ të protestave, Bedri Ajdari mban fjalim thotë se kërkojnë shkarkimin e prokurores Fetai.

“Ne nuk kemi edukuar familjet tona të shkaktojnë vrasje makabre. Ne i dënojmë aktet terroriste dhe jonjerëzore, por gjithmonë i mbrojmë të pafajshmit. Kërkojmë të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai. Kërkojmë ndihmë nga ndërkombëtarët të ndihmojnë të zbardhet ky rast dhe gjitha rastet tjera e montuara, të mos trajtohet nga këndi politikisht siç e sheh prokuroria.” shprehet ai.

13.30 – Marshi po intensifikohet. Protestuesit kanë arritur te Q.T “Mavrovasja”.