Skena politike në Maqedoni do ti nënshtrohet dezinfektimit të plotë. Sipas informacioneve jozyrtare, muajin e ardhshëm pritet të ndodhin zhvillime interesante në Prokurorinë Speciale të Maqedonisë, organ special i krijuar për të hetuar krimin dhe korrupsionin e politikanëve të Maqedonisë.

Me presion të madh ndërkombëtar, Katica Janeva dhe bashkëpunëtorët e saja Fatime Fetai dhe Lençe Ristevska kanë pregaditur “surpriza” të ndryshme për politikanët e korruptuar maqedonas e shqiptar të cilët kanë shpërdoruar detyrën zyrtare për përfitime personale, ndërsa kanë pasuruar edhe familjen, vllezërit dhe kushrinjtë e tjerë. Mes të “prekurve” nuk do të jenë vetëm Ahmeti, Thaçi, Gruevski, Jankullovska, Janakievski, etj por edhe një duzinë të funksionarëve tjerë, zv.kryeministra, ministra dhe kryetar komunash.

Ofensiva diplomatike ka filluar pas zërave për dështimin e kësaj Prokurorie që kishte mision të rëndësishëm./fol.mk