Nxënësit në shtator do të ulen në bankat shkollore nëse mësimdhënësit vaksinohen, tha kryetari i SASHK-ut, Jaikm Nedellkovski. Ai thekson se mësimi me prani fizike është shumë më cilësor.

“Shpresoj se deri në fund të gushtit, pjesa më e madhe e të punësuarve do të vaksinohet dhe do të donim që viti shkollor të fillojë me prani fizike”, deklaroi Jakim Nedellkov – kryetar i SASHK-ut.

Ende nuk ka numër të saktë se sa nga mësimdhënësit janë vaksinuar, por Nedellkovski thotë se imunizimi shkon shumë ngadalshëm, andaj në pikëpyetje është fillimi i vitit shkollor me prani fizike.

“Nëse vazhdon me nga 3 mijë persona në nivel ditor, kjo do të thotë një vit të paktën për vaksinimin e të gjithë popullsisë. 700-800 mijë është prognoza për ata që duan të vaksinohen. Nëse llogarisim se dy herë duhet të vaksinohen, vaksinim dhe rivaksinim kjo do të thotë se na duhet më shumë se një vit. Absolutisht ky ritëm nuk mjafton”, shtoi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Nga MASH-i njoftojnë se imunizimi i mësimdhënësve që e realizojnë mësimin me prani fizike nga klasa e parë deri në klasën e tretë, mbaroi. Për momentin janë në koordinim me Ministrinë e arsimit dhe vazhdojnë me dorëzimin e listave dhe të të dhënave për grupet e tjera. Një vit e gjysmë vit shkollor, nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë si dhe nxënësit e shkollave të mesme, mësimin e ndjekin përmes platformave online.