Dje në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se personi E.K.(31) nga Republika e Shqipërisë është duke shfrytëzuar pasaportë tjetër, transmeton Almakos.

Gjatë kryerjes së kontrollit është konstatuar se fotografia e pasaportës nuk është e njëjtë me personin që e shfrytëzon dhe gjatë kryerjes së bisedës ai ka deklaruar se quhet Xh.B.(35) nga Shqipëria.

Ai është arrestuar dhe dorëzuar tek zyrtarët policor të SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.