Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë në periudhën   (13.09./14.09.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 60 persona (TE-37 dhe GV-23) janë përgaditur urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgaditur vendime të reja për izolim për 10 persona nga Gostivari, kurse janë kryer kontrolle ndaj 296 personave (TE-185 dhe GV-111) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.